Rozana Radin prej kohësh e kemi parë të angazhuar në biznesin e saj dhe në emisionin investigativ ku prezanton së bashku me Fiori Dardhën.
Ka disa vite që këngëtarja nuk merr pjesë në koncerte muzikore dhe për këtë ka një arsye të fortë.
Në një intervistë për “Glamour Zone” ajo ka treguar se përse e ka marrë këtë vendim.
“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.
Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.
Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”: ka rrëfyer Rozana
