Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Rama: Shqipëria është gati për t’i hapur negociatat, por procesi është bërë shumë i ndërlikuar

11:59 / October 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për të hapur negociatat, por e gjitha do të lidhet me pozitën aktuale të BE-së dhe qëndrimet e disa shteteve si Holanda e Franca që në këtë periudhë kanë mendësi të ndryshme për zgjerimin, dhe nuk është më në dorë të Shqipërisë. Rama tha se diskutimet në vendin tonë pro dhe kundër arritjeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit janë vetëm një debat për konsum të brendshëm politik.

“A është gati Shqipëria për të hapur negociatat? Besoj që pyetja është legjitime dhe e meriton një debat por kur ngrihet si pyetje retorike dhe pastaj merr atë përgjigjen e lehtë dhe përgjigjja argumentohet me Holandën, apo me kushtet e Gjermanisë, apo Francën, që qenkan më rigorozë se të gjithë vendet e tjera, dhe medemek shikokan më thellë se Komisioni Evropian që paguhet nga Gjermania, Franca, Holanda e gjithë të tjerët për të parë përditë më thellë, vetvetiu ikim nga thelbi dhe futemi në katundin tonë duke u përpjekur tu themi shqiptarëve secili, që unë jam ai që duhet të dëgjoni dhe besoni dhe jo parafolësi apo parafolësja. Kur ngrihet pyetja a është gati Shqipëria, në raport me kë? Këtu nis një diskutim real, dhe jo një debat i kotë, që në vend të synojë ta fokusojë politikën si e tërë, dhe shoqërinë tek kjo sfidë, në fakt synon të kundërtën. Të përdorë si argumente për të goditur këtu brenda argumente që në fakt nuk kanë lidhje fare me këtë. Sot cilido nga vendet e BE-së që është tanimë i integruar pas rënies së perandorisë komuniste, do të ishte në pozicionin të futej në BE nuk do të futej dot në BE. Sot cilido nga vendet që është në BE aktualisht, nuk do futej në BE dhe madje vende që ishin në BE përpara rënies së komunizmit, nuk do futeshin dot në BE. Sot që flasim, Sepse BE është në një debat të brendshëm i cili nuk ka në konsideratë ekspansionin në BE, por daljen nga një situatë e cila e ka vendosur BE në pozitë të vështirë në raport me fuqitë e tjera.

Dhe sot debati mes Francës e Gjermanisë, apo mes atyre që e predikojnë zgjerimin hapur pa ngrënë arra në dorë, dhe atyre që nuk e duan zgjerimin, nuk lidhen fare, as me argumentet e përdorura këtu për politike të brendshme, dhe as me Shqipërinë, apo Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është shumë më gati për të hapur negociatat seç kanë qenë të gjitha vendet para se të hapnin negociatat. Sepse procesi është bërë shumë më i ndërlikuar dhe shumë më kërkues. Bashkimi Evropian nuk ka sot problem plotësimin ose jo të kushteve nga Shqipëria, por ka probleme të lidhura me një periudhë të tërë krize që ka marrë të përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve.”, tha Rama. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.