Në koncertin e Aurela Gaçes në Tiranë ka qenë i pranishëm dhe një person i veçantë për këngëtaren dhe që ka mposhtur sëmundjen për të parë divën e muzikës shqiptare në skenë.
Bëhet fjalë për Jorgo Papingjin, poetin e disa prej vargjeve të këngëve më të dëgjuara të saj. Ka qenë vetë Aurela që ka postuar një foto me Papingjin e ku shkruan:
Jorgo Papingji. Ky eshte njeriu qe shkroi kaq shume per mua. Ai ishte i pakez i pamundur, por erdhi ne koncert.
Erdhi e ne fund me tha – mè shërove Shpirtërisht shpresoj te kete marre nga ajo nate ku kendova gjithe kenget #poezite -tekstet qe shkroi, Kenget qe ju kendoni sot me mua mbas 20 e kusur vitesh ##S’jamTribu , Jetoj, #kuposhkonkjobotë ,#cimica #nukmjafton e shume shume te tjera qe kane mbushur albumet e mija te atyre viteve e te gjitha me muziken e Adrian Hiles . Si të mos jem mirenjohese?

