Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dokumenti / Hapet tenderi, 60 mijë euro vetëm për videot dhe projektet 3D të qeverisë

21:21 / October 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dk0vLrBYnkQ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe drejtorët pranë tij janë sulmuar shpesh se projektet e rrugëve, shkollave, godinave i kanë vetëm 3D. Dhe, shumica prej tyre vazhdojnë të jenë jo vetëm në letër, por edhe në video.

Por, edhe projektimi i këtyre projekteve në formatin 3D ka një kosto. Gazeta Shqip ka bërë një hulumtim të disa dokumenteve, të dala nga Drejtoria e Transportit Rrugor, e cila po realizon një tender me një fond prej 60 mijë eurosh. Objekti i këtij tenderi është “shërbim me video, animacione dhe promo” dhe burimi i financimit janë të ardhurat e brendshme të institucionit. Mësohet se kompania që do të fitojë ka një afat prej 30 ditësh për të kryer këto projektet 3D.

Sipas dokumenteve , që mbajnë firmën e drejtorit të institucionit Blendi Gonxhe, rezulton se kërkohet që të xhirohet me kamera, një spot për 3D.

“Xhirimet do të jenë në terren gjatë eventit nga një operator i specializuar dhe montazhi i materialeve bruto nga një specialist i fushës. Xhirimet duhet të bëhen në rezolucionin maksimal të mundshëm, që aktualisht është 4K, dhe cilësinë më të mirë në treg” – thuhet në këto dokumente, ku kërkohet që video të ketë karakter dokumentar dhe të ketë titra, tabela etj.

tenderi 1

Blendi Gonxhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

“Ekstremistët e Antifa po djegin Francën”, Macron: Radikalët e majtë, pas dhunës në protesta

13:11 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.