Armir Shahini, pjestari i grupit West Side Family ka festuar ditëlindjen të enjten (3 tetor) ku ka marrë shumë urime nga miqtë e fansat po urimi më i veçantë sigurisht që është i vogëlushes së tij 6-vjeçare.
Miri ka postuar një video ku Artisia e uron duke kënduar shqip “Shumë urime për ty!”. Vogëlushja ka një theks të huaj, pasi ka lindur në Gjermani ku ai jetoi prej disa vitesh.
“Urimi më i bukur për ditëlindjen time” shkruan këngëtari krah videos.
