Një prift suedez ka marrë vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e tij.
Oskar Amgarden nga Suedia i ka kushtuar jetën e tij Zotit prej 8 vitesh. Por ai gjithashtu ushtrohet edhe në palestër duke publikuar foto e video nga stërvitja.
Një tjetër detaj jo i zakonshëm për një prift, janë tatuazhet që Oskari mban në trup. Megjithatë këto tatuazhe i dedikohen besimit të tij.
Prifti suedez ka 137 mijë ndjekës në Instagram ku ka kombinuar pasionet e tij, duke postuar shpesh foto i veshur si prift me përshkrime rreth besimit dhe video ku bën palestër.

