Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar një raport prej 40 faqesh që përmban të dhëna interesante që lidhen me sigurinë kombëtare, rreziqet kryesore që cenojnë atë e deri tek informacioni që ky institucion prodhon për hesap të “klientëve” të tij si Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministritë e linjës apo edhe agjencitë ligjzbatuese.
Raporti
Për 2016-ën, SHISH-i ka prodhuar në total 2944 informacione për klientët brenda e jashtë vendit. Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: – 378 informacione për Presidentin e R e p u b l i k ë s , Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. – 289 informacione për ministritë e linjës. – 826 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit. Për 2017-ën, SHISH-i ka prodhuar në total 3146 informacione për klientët brenda e jashtë vendit. Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISHit ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: – 267 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. – 274 informacione për ministritë e linjës. – 1060 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit. Për 2018- ën, SHISH-i ka prodhuar në total 3601 informacione për klientët brenda e jashtë vendit. Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: – 521 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. – 302 informacione për ministritë e linjës. – 1099 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit.

