Ervis Behari është një nga këngëtarët mjaft të dashur të muzikës së lehtë, i cili sapo ka publikuar këngën e tij të re “Dale, dale” me të cilën po arrin mjaft sukses.
I ftuar tek “Rudina” ai ka rrëfyer dhe një situatë të ngjashme me klipin e këngës që i ka ndodhur me të fejuarën e tij. Ai rrëfeu se u duhej të fshiheshin nga vjehrri i tij kur takoheshin.
“Kënga është serenatë me motive jugu. Pak a shumë e njëjta histori si në klip më ka ndodhur edhe mua me nusen time. Sikleti për ne ka qenë vjehrri im, prej të cilit duhej të ruheshim kur takoheshim. Ne jemi njohur në plazh dhe kemi 6 vite që jemi fejuar, por ende s’kemi bërë dasmë. Ne ndoshta na ka rritur vendi kështu që mbajmë përgjegjësi për atë që bëjmë dhe përpara se të fejohesha kam shkuar e kam takuar vetë babanë e nuses time. Jemi duke menduar për dasmën dhe besoj nga viti tjetër do ta realizojmë”, tregoi këngëtari.
