Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Flasin sociologët/ Fëmijët e dhunuar kur rriten bëhen asocialë, alkoolistë dhe hipokritë

16:20 / October 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije i dhunuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Skocia e ndaloi me ligj rrahjen e fëmijëve me shuplakë nga prindërit, duke u bërë shteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar, me një masë të tillë dhe i 58-i në botë.

Vendi i parë në rruzull, që e ndaloi goditjen me shuplakë të fëmijës është Suedia, me një ligj të miratuar që në 1979.

Sociologët thonë se metoda e përdorimit të dhunës është mesjetare e andtiedukative, nuk jep rezultat dhe lë pasoja.

“Ne vijmë nga një shoqëri që dhunën e ka mbivlerësuar, kjo është një nga arsyet që sot kemi nivel të larte dhune në shoqërinë tonë. Fillesat e dhunës janë pikërisht në familje. Ende kemi prindër që besojnë, se druri është mjeti që i bën zap fëmijët. Fëmijët e rritur përmes dhunës do prodhojnë dhunë”, shprehet sociolog Gëzim Tushe.

Fëmijët që janë edukuar me dhunë janë të predispozuar të bëhen asociale, përdorues të drogës apo alkoolit. Sociologët shprehen se dhuna do t’i bënte fëmijët hipokritë, komformistë e servilë, dhe se është shumë i nevojshëm një revolucion edukativ në familje.

“Fëmijët dhe adoleshentët e sotshëm janë të vështirë, por nuk mposhten me dhunë, as fëmijët e vegjël. Po duam një fëmijë të zhvilluar fizikisht, mendërisht, shpirtërisht e qytetarisht, vetëm shpirtërisht, vetëm dhuna duhet shmangur”, shton Tushe.

“Ne në kohën tonë edhe i kemi hequr ndonjë shuplakë, por sot as që bëhet fjalë që fëmijët dhe nipërit e mbesat edukohen më mirë më fjalë”, thotë një zotëri.

“Kam rritur tre fëmijë të mrekullueshëm së bashku me burrin e nuk kemi ngritur një herë dorën ndaj tyre, vetëm me fjalë e durim i rritëm”, thotë një qytetare, “Ata që vënë dorë mbi fëmijën, duhet të dënohen me ligj.”/ TCH/

femijet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si i rrisin japonezët fëmijët? Metoda që krijon respekt dhe disiplinë

17:31 / May 17, 2026

U qëll*a pa mëshirë në sy të katër fëmijëve të saj, ky ishte mesazhi i fundit i influenceres 26-vjeçare!

20:42 / May 8, 2026

Aksidenti tragjik i mori jetën dy vogëlushëve/ Durrësi në zi, protestë në heshtje para Bashkisë: Merrni masa

22:20 / May 5, 2026

Kryemadhi flet për paragjykimet: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

22:49 / April 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.