Portieri i Partizanit Aldo Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Burime nga policia bëjnë me dije se Teqja po kalonte një periudhë të vështirë dhe në kushtë të rënda psikologjike është vetëhedhur nga ballkoni.
Portieri i të kuqve është dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. 24-vjeçari banon në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Klubit Partizani
Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.
