Nesër starton spektakli i njohur i humorit ‘Portokalli’, ku pritet të ketë shumë surpriza. Si duket shefi i famshëm i kuzhinës, Renato Mekolli, nuk është përmbajtur deri nesër në mbrëmje dhe ka bërë një njoftim në lidhje me “Portokallinë”. Ai ka postuar një foto në të cilën shihet së bashku me aktorin Gaz Paja dhe ka shkruar: “Ne të dy, nesër në Portokalli”.
Në këtë formë, Renato ka zbuluar se do të jetë i ftuar në mbrëmjen e parë të sezonit të ri.
Kujtojmë që Gazi në sezonin e kaluar e ka imituar shefin përmes “Hell’s Kitchen”. Tashmë që ata janë bashkuar duhet të jetë një surprizë e vërtetë për publikun.