Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani e njohur për publikun si Qeqa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku u bë pjesë e lojërave të zhvilluara në studio.
Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, Qeqa u pyet për emrin e një futbollisti shqiptar që ka flirtuar me të.
Qeqa u detyrua të thoshte një emër që të mos ia hidhnin tortën në fytyrë.
“Është një futbollist që luan për Flamurtarin, emri i tij është Gentrit Dumani, ai flirton me mua, i kërkoj falje që e thashë emrin e tij”, tha Qeqa.


