Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Objektet informale, skualifikimet/ 94 mijë ndërtime pa leje të palegalizueshme, 29% e totalit

18:27 / October 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale është drejt fundit, me një ritëm të qëndrueshëm të miratuara nga Qeveria Rama ccdo vit, i përshpejtuar dukshëm gjatë vitit të shkuar. Por ndërsa raportohen kohë pas kohe dhjetëra mijëra legalizime, madje edhe përfundim të procesit në zona të caktuara në vend, po krijohet gjithnje e më shumë një ide e qartë mbi ato dhejëra mijëra objekte pa leje që nuk mund të aministohen, për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit.

Është vetë ALUIZNI që i bën një vlerësim në shumë drejtime këtyre objekteve dhe arrin në përfundimin se ndërtimet e palegalizueshme zënë afërisht 29% të totalit.   Sipas shifrave të raportuara nga vetë ALUIZNI në fund të vitit 2018,  numri total i aplikimeve të regjistrua më gjithë vendin është 323.082,  ndër të cilat 228.951 të legalizueshme dhe  94.131    të palegalizueshme.

“Mbi bazën e një studimi analitik të bërë për cdo qark, është vlerësuar se nga numri i përgjithshëm i ndërtimeve të përfshira në proces, një kontigjent prej 94.131 ndërtimesh, nuk mund të vijojnë procedurat me legjislacionin aktual pasi nuk plotësojnë kriteret për t’u legalizuar”, thekson në raport ALUIZNI.

Gjatë vitit 2018, finalizimi i procesit në dhënien e lejeve të legalizimit ka ecur me ritme relativisht të kënaqshme, me një mesatare mujore prej rreth 2.500 leje, raporton ALUIZNI. Me performancën më të mirë paraqiten Qarku Tiranë, Fier, Durrës dhe Vlorë me respektivisht 9533; 4556, 3554 dhe 3320 leje legalizimi.

aluizni Durres legalizime Objektet informale Procesi i legalizimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.