Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Celularo-mania/ Kina “pushton” tregun shqiptar, u importuan 20% më shumë telefona

10:35 / October 7, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Celulari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Telefonat celularë janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë dhe jo vetëm, pasi nuk shërbejnë vetëm si mjet komunikimi por janë multifunksionale.

Alternativat e telefonave celulare janë nga ato më ekonomiket deri të smartphone-t e shtrenjtë në përgjigje të kërkesës në rritje, e cila është reflektuar edhe në numrin e njësive celulare të importuara.

Sipas të dhënave të Doganës gjatë 2018-s u importuan rreth 231 mijë telefona celularë, rreth 20% më shumë se një vit më parë. Ndërsa vlera e tyre e importuar ishte 26 milionë dollarë. Ky ishte viti i dytë radhazi që u shënua rritje në sasinë e importuar të telefonave

Gjatë pesë viteve të fundit janë importuar 956 mijë njësi telefona celularë, ku në rekordi i këtij pesëvjeçari është shënuar gjatë 2015-s ku u importuan 247 mijë njësi me një vlerë prej 31.5 milionë dollarë.

Sipas përllogaritjeve të Monitor, çmimi mesatar për një telefon celular të importuar nga jashtë ishte 113 dollarë gjatë 2018-s. Në krahasim me vitet e mëparshme, telefonat kanë hyrë me një çmim më të lirë. Kështu në 2015-n një telefon celular u regjistrua me një vlerë mesatare prej 128 dollarë.

Telefonat nga Azia “pushtojnë” tregun shqiptar

77% e telefonave celular që janë sjellë në Shqipëri gjatë 2018-s kanë hyrë nga Kina, afërsisht 177 mijë njësi me një vlerë totale prej 16.8 milionë dollarë. Sipas përllogaritjeve të Monitor çmimi mesatar i një telefoni të importuar nga Kina është 94 dollarë.

Me një diferencë shumë të madhe me Kinën, në vend të dytë renditen telefonat e importuar nga Vietnami, të cilët përbënë rreth 18% të totalit të njësive të importuara. Gjatë 2018-s nga Vietnami janë importuar 42 mijë njësi me një vlerë 7.8 milionë dollarë. Në krahasim me telefonat e importuara nga Kina, ato që janë marrë nga Vietnami kanë një vlerë mesatare prej 187 dollarë për njësi.

Me vetëm 5% të totali të tregut, në vend të tretë qëndrojnë telefonat e importuara nga Koreja, ku në 2018-s u importuan 11,300 njësi dhe me një vlerë prej 1.2 milionë dollarë.

Në sasi më të vogla, telefonat celular u importuan edhe nga vende të tjera, ku edhe pse sasitë ishin më të ulëta, çmimi mesatar ishte 2-3 herë më i lartë se telefonat që u futën nga Kina apo Koreja.

Kështu nga Gjermania u importuan 190 njësi në total nga Gjermania me një çmim mesatar prej 219.3 dollarë, pasuar nga telefonat celular që hynë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një çmime mesatar prej 352 dollarë.

Ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar u importuan gjithsej për 2018-n rreth 140 telefona celularë.

Shqiptarët duhet të punojnë “fort” për të blerë një iPhone

Është e logjikshme pse pjesa më e madhe e telefonave celularë që hyjnë në Shqipëri vijnë me një çmim ekonomik. Xhepat e shqiptarëve nuk mund të përballojnë blerjen e një telefoni “të fjalës së fundit”. Për të blerë një nga Iphone-t e fundit që ka prodhuar kompania, një shqiptari i duhet mesatarisht 445 orë pune apo 3 muaj për të blerë një Iphone XS të prodhuar nga Apple.

sipas faqes zyrtare të Apple një iPhone xs me 256 gb kushton 1249 dollarë, apo 1117 euro me kursin aktual.

Shqiptarëve të Kosovës ju nevojiten 338 orë pune për të blerë një iphone xs, duke u renditur kështu të dytët, që u duhen më shumë orë. Fill pas tyre renditen Bullgarët. Me një pagë mesatare mujore prej 568 euro, atyre ju nevojiten mesatarisht 315 orë pune, më shumë se maqedonasve që iu duhet të punojnë 302 orë, apo serbëve 278 orë.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, malazezëve ju duhet të punojnë më pak, rreth 234 orë.

Mbi 200 orë pune ju duhet edhe lituanezëve apo rumunëve, të cilët renditen ndër vendet me pagat mesatare të ulëta.

Në anën tjetër qëndrojnë vendet si Danimarka apo Luksemburgu, ku një Iphone XS blihet për më pak se një javë punë (orët javore të punës 40). Përkatësisht në Danimarkë duhet 34 orë, ndërsa në Luksemburg rreth 41 orë pune./ Monitor

image5 1
image9

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.