Uilliam, Kate, Harry dhe Megan, Dukët dhe Dukeshat e Cambridge dhe Sussex kanë bashkuar forcat për të qenë bashkë në një reklamë në ndihmë të njerëzve me probleme mendore.
Katërshja mbretërore transmetoi një filmim të shkurtër për fushatën “Every Mind Matters” (Çdo Mendje ka Rëndësi), një iniciativë e autoriteteve shëndetësore britanike.
Videoja tre minutëshe ku merr pjesë gjithashtu dhe aktorja Gillian Anderson dhe prezantuesit Clare Balding dhe Davina McCall do të transmetohet njëkohësisht gjatë reklamave në disa kanale duke nisur që nga pasditja e kësaj të hëne.
Kjo do të jetë “dalja e parë e tyre televizive”, dhe pritet të shihet nga mbi 10.3 milionë shikues britanik. Uilliam është ai që nis videon duke thënë: “Të gjithë e njohin atë ndjenjë, kur jeta na vë përposhtë. Në të gjitha vendet, miliona prej nesh përballen me shëndetin e tyre mendor, nga të gjitha moshat, me intensitete të ndryshme dhe për të gjitha arsyet e mundshme. Ne ndjehemi të stresuar, të demoralizuar, në ankth, kemi shqetësime me gjumin. Unë, ti….”
Më pas është Harry ai që vijon: “…vëllai yt, nëna jote, kolegu yt, apo fqinji yt. Duke pritur, duke pyetur, duke shprehuar, duke u lënduar. Ne mendojmë se nuk bëjmë dot asgjë dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”.
Fjala merret nga Meghan: “Por e kemi gabim. Ka gjëra që ne mund të bëjmë. Duke nisur nga sot, ka një mënyrë të re që ju ndihmon të bëni një kthesë. “Every Minds Matters” do ju tregojë një mënyrë të thjeshtë për tu kujdesur për shendetin tuaj mendor”.
Pas saj vijon Kate: “Ajo do ju ndihmoj të nisni e një plan falas online të programuar për t’ju ndihmuar të ndërveproni me stresin, me humorin tuaj, për tju nidhmuar për të fjetur dhe për ta ndjerë veten në kontroll”.
Platforma gjithashtu i ndihmon përdoruesit me një kuic shëndeti duke iu ofruar atyre një “plan për mendjen” të personalizuar me këshilla pratike rreth menaxhimit të ankthit, stresit dhe problemeve me gjumin.
