Shkencëtarët e kanë krijuar bimën e parë në botë që prodhon qumësht gjiri.
Esenca prapa këtyre bimëve është të prodhojnë një vaj i cili është i njëjtë me strukturën kimike si yndyra e qumështit tw njeriut komponenti kryesor i qumështit të gjirit.
Ky zbulim mund të nënkuptojë gjëra premtuese për të ardhmen e ushqyerjes me shishe – me potencialin që ta bëjë një kopje me kosto efektive të qumështit të njeriut për bebet.
Molekula e yndyrës së qumështit natyral të njeriut, triacilgliceroli, i ndihmon bebet t’i tretin vlerat ushqyese.
Prandaj, riprodhimi i kësaj molekule nga një bimë mund të jetë zbulim shumë i madh dhe i mirë për gratë të cilat nuk mund të ushqejnë me gji.
Vlen të thuhet se ky projekt inovativ është kryer nga “Rothamstead Research” në Hertfordshire