Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave deklaratave të zv. kryeministrit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama të cilët akuzojnë prokurorin e Prokuorisë së Durrësit Arjan Ndoja se mbështet një grup kriminal. KLP i bën thirrje Ramën dhe Braçes që të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo Prokuror, dhe për çdo rast të shkeljeve disiplinore të denoncojnë pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.
KLP shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.
Ndaj prokurorit Ndoja ka patur akuza për shpërdorim detyre e presion ndaj zyrtarit të hipotekës në Durrës.
Edhe ditën e sotme Rama hodhi akuza ndaj Ndoja-s të cilin e ka akuzuar se punon për organizatat kriminale dhe se u bën shantazh nëpunësve të shtetit herët apo vonë do të dalë para drejtësisë për të dhënë llogari për gjithçka ka bërë.
Edhe zv. kryeministri Erion Braçe më parë ka thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, është Arian Ndoja dhe pikërisht ky prokuror mbështet bandat kriminale dhe u bën presion zyrtarëve .