Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohet dëshmia tronditëse e shqiptarit: Si vriten emigrantët në det të hapur nga Indonezia drejt Australisë

18:06 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deshmia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fakte tronditëse dalin në dritë nga rrjeti i transportimit të emigrantëve drejt Australisë nëpërmjet Indonezisë. Pas arrestimit të Luan Bundos, administratorit të agjencisë e cila i mori 13 mijë Euro një 32-vjeçari i cili humbi më pas kontaktet me familjarët, Pa Gjurmë ka siguruar dëshminë e një emigranti i cili aktualisht jeton në një kamp të Australisë. Ai tregon gjatë  një lidhje telefonike në Report tv se shumë emigrantë mund të vriten në det të hapur, disa prej tyre u merren paratë e më pas hidhen në det nga indonezianët. “Unë kam një fakt nga viti 2014, ca kushërinjtë e mi kanë ardhur këtu, kanë mbërritur në Australi dhe janë nisur nga Indonezia. Fakti që ai është nisur nga Indonezia është shumë dyshues, se ky kushëriri im thotë kanë qenë tre veta që kanë ardhur këtu dhe një moment kur kanë shkuar në det që kanë ndenjur pak shumë. Ato personat kanë qenë të armatosur dhe i kanë vënë armën dhe i kanë thënë: në ujë. Njëri prej shqiptarëve ka pasur një thikë me vete dhe ia ka vënë thikën njëri prej atyre dhe i ka thënë: ose te gjithë në ujë ose dalim të gjithë jashtë. Pastaj kanë vazhduar derisa ka ardhur policia australiane dhe i ka kapur, janë dorëzuar në polici, kanë mbërritur në një kamp në Australi. Australia është shtet liberal dhe nuk mund t’i bëjë ato gjëra ti mbaj nëpër kampe, mos me treguar apo me i shfrytëzuar, nuk ndodh kurrë. Këtu ka njerëz që janë nëpër kampe këtu, që janë prej 7 vitesh, 10 vitesh. Nuk është së i ndalohen të drejtat për ti dhënë një mesazh, një telefonatë familjes, këtu ato që i mbajnë nëpër kampe i trajtojnë shumë mirë edhe i nxjerrin jashtë, i shëtisin dhe nuk e ndalojnë askënd të kthehet në Shqipëri. Por fakti që Mensuri ka qenë i vetëm kur është nisur shpresat janë të pakta, ata mund t’i kenë marrë paratë. Edhe në atë kohë që ka ardhur ai në 2014 ka qenë një kohë që kush shkonte nëpër kampe nuk dilte më me dokumente jashtë. Para 2014 dilnin me letra, të rregullta”, tregon emigranti.

Dy ditë më parë Interpol arrestoi në Madrid Luan Bundon i cili i mori në vitin 2014 Mensur Prençit një shumë prej 13 mijë eurosh duke i premtuar se do ta dërgonte në Australi.

indonezi Luan Bundo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.