Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti: Bashkim me Shqipërinë? Kur të kemi votat për të ndryshuar Kushtetutën

21:00 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës duket se do të ndryshojë tërësisht politikat e jashtme të këtij shteti duke nisur që nga taksa për mallrat serbe, por edhe bashkimi me Shqipërinë. Një ditë para zgjedhjeve, në një intervistë të dhënë për gazetën austriake Standard ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës. Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.

‘Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive’, ka deklaruar Kutri.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE. Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionaliteti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi. ‘Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria’, u deklaroi ai.

Në lidhje me idenë e krijimit të “Shqipërisë së Madhe’, një ide e tij, Kurti nuk qëndroi kundër idesë, por tha se këtë do e vendosin vetë qytetarët, por që nuk do ndodhë së shpejti, duke e lënë si projekt të hapur.

‘Unë mendoj se njerëzit do të votonin po nëse do të kishte një referendum. Por referendumi nuk lejohet. Kështu që unë do ta respektoj Kushtetutën deri një ditë ne do të jemi në gjendje ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Por kjo nuk do të ndodhë së shpejti’, tha Kurti.

Albin Kurti Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Flakët kërcënojnë zonat turistike në Francë, mijëra pushues evakuohen

10:02 / July 23, 2026

Protestuesit bllokojnë rrugën te kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’/ Përplasen me policinë, nuk lejojnë kalimin e mjeteve

09:59 / July 23, 2026

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë

09:55 / July 23, 2026

Nis protesta para Kuvendit, policia blindon zonën para seancës plenare

09:51 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.