Ansambli i Rugovës triumfoi në Odën Dibrane 2019 duke fituar çmimin e parë, ndërsa matjanët fituan çmimin e dytë.
15 grupe folklorike e artistike nga të gjitha trevat prezantuan për tre netë më radhë me të mirën e traditës popullore Duartrokitje dhe vlerësime mori edhe ansambli nga Maqedonia e Veriut.
Në vitin e 25 të organizimit, Oda Dirbrane mbetet një aktivitet masiv që që promovon e mbron vlerat e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë nëpërmjet këngës, valles, ritit e alegorisë.
Për të parë nga afër këtë parakalim të traditës shqiptare, spektatorët ishin të shumtë dhe të ardhur nga të gjitha trevat. Megjithë koloritin dhe punën e mirë të shumicës së grupeve në përgjithësi ajo që ra në sy ishte muzika playback që shoqëroi valltarët e disa grupeve pjesëmarrëse.