Më 6 tetor Kajan, djali i kreut të bashkisë së Tiranës Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa festoi ditëlindjen e tij të parë.
Sigurisht që nuk mund të mungojë festa për vogëlushin që pa dyshim është organizuar me shumë kujdes nga e ëma, Ajola.
Sipas fotos së publikuar, festa e Kajan ka pasur një tematikë të veçantë, atë “rock”.
Në fakt, nuk pamë asnjë foto nga të pranishmit e festës, e ndoshta ky ka qenë “kodi” për të qenë pjesëmarrës. Megjithatë një foto na e postoi Ajola ku familja shfaqet shumë e lumtur. “Ti je yjet në qiellin tonë, dashuria jonë e përjetshme”, shkruan Ajola.

