Shumë së fundmi, po ndjekin dieta ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar.
Bëhet fjalë për bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin etj, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për mbipeshën.
Përpara se të ndërmerrni një hap të tillë, lexoni në AgroWeb.org se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë.
Më pak ujë në trupin tuaj.
Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të pësojë një ndryshim të shpejtë.Mos u habisni. Në këtë pikë, trupi nuk shkrin depozitat dhjamore por çliron ujin e tepërt në trup.
Konsumi i karbohidrateve shoqërohet me një akumulim të tepërt të ujit në organizëm që shkakton edhe një fryrje të madhe.
Mungesë energjie
Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trurin. Kur njeriu heq dorë nga karbohidratet organizmi plogështohet sepse në vend të glukozës djeg ketone për energji.
Ky fenomen njihet si ‘gripi i karbohidrateve’ sepse simptomat janë të ngjashme.
Njeriu përballet me tharje të gojës, lodhje, dobësi, marramendje, probleme me gjumin dhe mjegullim të trupit.
Më pak neps.
Karbohidratet rritin nepsin dhe aktivizojnë shumë pika varësie në tru.Mungesa e tyre do ta përshtasë trurin me nevoja të reja.
