Psikopatët janë të fshehtë, dinakë dhe shpesh duken normalë nga jashtë, kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e pamundur t’i zbulosh. Por shumicën e rasteve, këta njerëz kanë vetëm një gjë të përbashkët: karrierën e tyre.
Kevin Dutton, një psikolog dhe shkrimtar britanik, ka studiuar psikopatinë për shumë vite. Bazuar në hulumtimin dhe analizën e tij të plotë, ai shkroi librin, “Urtësia e psikopatëve”, ku hulumtoi 10 profesione që këta lloj njerëzish i zgjedhin.
Dritare.net ka sjellë për ju, një listë me 10 profesione dhe ju shpjegojmë se përse ato tërheqin njerëzit me një psikikë të pazakontë.
10- Nëpunësi civil
Sipas psikologut, një nëpunës civil është në vendin e 10 në listën e punëve që psikopatët kanë tendencë të zgjedhin. Kjo për shkak se njerëz të tillë dëshirojnë fuqi dhe kontroll të lehtë për t’u marrë si nëpunës civil.
9- Kuzhinier
Puna e një kuzhinieri është gjithashtu e popullarizuar dhe jo sepse ata kanë pajisje lehtësisht të përdorshme. Psikopatët janë jashtëzakonisht rezistentë ndaj stresit dhe ata harlisen në kaos. Kjo është arsyeja, pse ata punojnë shumë mirë, në kushte të vështira.
Chef Gordon Ramsay dikur tha se kuzhinierët janë të çmendur. Ata janë delikatë, të fiksuar me veten e tyre, shpesh punojnë 100 orë në javë dhe krijojnë një atmosferë intensive me qëllim.
8- Kleriku
Duket sikur një punë në fe, tërheq njerëz me cilësi të mira si, mirësia dhe ndihmesa. Por nuk është gjithmonë kështu. Veterani i FBI, Joe Navarro, shpjegoi pse disa psikopatë zgjedhin të punojnë në fe. Një nga arsyet kryesore është se organizatat fetare, mund t’i bëjnë veprimet e tyre të duken të ligjshme.
7- Polici
Policët që marrin pjesë në grabitje ose ata që punojnë në zona të rrezikshme, ka më shumë të ngjarë të jenë psikopatë. Kjo për shkak se psikopatët dinë të qëndrojnë të qetë në situata të rrezikshme ose stresuese, shkruan dritare.net
6- Gazetari
Veçoritë si: sharm, paturpësi, egërsi janë shumë të gjetura për gazetarët. Dhe mjafton të shohësh emrin tënd çdo ditë në artikuj të rinj, dhe do ta kthejë edhe njeriun më modest në egomaniak. Kjo është një punë shumë stresuese, sidomos kur duhet të jepni shumë informacion, në një kohë të shkurtër. Kërkon që të jesh konkurrues dhe të përpiqesh të jesh më i miri. Ky është një mjedis i përsosur pune për një psikopat.
5- Kirurg
Psikoanalisti, Carl Sëord tregoi për një bisedë me një neurokirurg, i cili tha, “Unë nuk kam dhembshuri për ata që operoj. Gjatë operacionit, duhet të qëndroj me gjak të ftohtë dhe të punoj si një makinë.” Një nga studimet e kryera nga Kolegji i Mjekëve ‘Royal’ tregoi se kirurgët janë më të prirur ndaj psikopatisë sesa mjekët e tjerë.
4- Shitësi
Në libërin “Ëorking Ëith Monsters: Hoë to Identify and Protect Yourself from the Ëorkplace Psychopath”, autori thotë se një psikopat në një ekip mund të çojë në një rritje të konsiderueshme të shitjeve. Falë të qenit i sigurt, simpatik dhe aftësive për të manipuluar, psikopatët janë shitësit më të mirë. Ata e duan konkurrencën. Për disa punëdhënës, kjo është pikërisht ajo që ata dëshirojnë.
3- Media
Puna në media është në vendin e 3-të, në mesin e punëve më të njohura që zgjedhin psikopatët. Ky lloj i karrierës është i popullarizuar sepse të punosh si TV ose radio, kërkon të jesh i qetë para audiencës.
Cilësitë si narcisizmi dhe sharmi janë të dobishme në këtë profesion dhe ndihmon në avancimin e karrierës.
2- Avokat
Nëse e keni parë filmin, ‘Avokati i Djallit’, e dini se të punosh si avokat është një punë vërtet stresuese që kërkon sharm, aftësi të të folurit në publik dhe aftësi për të bërë zgjedhje të duhura morale. Shumë njerëz e besojnë stereotipin se të gjithë avokatët janë gënjeshtarë, pa kod moral dhe janë të fiksuar pas parave. Sipas një psikologu, një avokat i suksesshëm duhet të jetë në gjendje të gënjejë dhe fshehë emocionet e tij, të mos i kushtojë vëmendje ndërgjegjes.
1- CEO
Psikopatët ndihen shkëlqyeshëm kur janë nën stres. Ata shpesh krijojnë kaos që u lejon atyre të duken më mirë në sytë e të tjerëve dhe të mposhtin rivalët e tyre.
Shumë psikopatë përdorin këtë metodë për të ngjitur shkallët e karrierës. Disa studime tregojnë se 4% e CEO-ve të kompanive të mëdha janë psikopatë të vërtetë dhe 20% e tyre tregojnë një prirje të fortë drejt psikopatisë./Përktheu: Kadrije Çako/