Reperi shqiptar i shumë hiteve ka hequr dorë nga muzika papritur. Po flasim për Çartanin, këngëtarin enjohur të muzikës rap, i cili e ka nisur karrierën në muzikë në një moshë të re duke pasur shumë sukses.
Mirëpo ditën e sotme Çartani ka hyrë në Instagram dhe ka fshirë të gjitha postimet teksa ka publikuar vetëm një foto ku shkruhet: “Game off”.
“Jam jashtë”, shkruan Çartani krah këtij postimi ndërsa i falenderon të gjithë për përkrahjen gjatë këtyre viteve në muzikë.

