Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi apel nga Kopshti Botanik: Duhet të studiojmë specien e Rilindjes

11:38 / October 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monikaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka dale sot me nje apel ne mbrojtje te Kopshtit Botanik, duke kerkuar nga te gjithe mbeshtetje dhe bashkim per kete kauze te rendesishme jo vetem per arsimin.

“E ndjej si obligim moral për këtë mesazh suportues dhe bashkues me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës”- thekson ajo, duke shtuar se “Nuk do dëshironim që e vetmja gjë dhe e vetmja pasuri që i ka ngelur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë”.

Kryemadhi, thekson me tej, se nje specie ka mbetur e pastudiuar e kerkon te studiohet.

“Në fakt një specie nuk e kemi studiuar të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes, e cila po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm pronat e shqiptarëve, nuk po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm ditën e shqiptarëve por pushton edhe të ardhmen e shqiptarëve”- thote ajo.

DEKLARATA E KRYEMADHIT

Mirmëngjesi të dashur miq!
Sot, dua t’ju uroj mirmëngjes nga Kopshti Botanik. Si ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e degës Biokimi për të cilën kam zhvilluar orë dhe javë të tëra mësimi, ekspetide në këtë kopësht, e ndjej si obligim moral për këtë mesazh suportues dhe bashkues me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës. Iu bëj thirrje po ashtu të gjithë miqve të mi, ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrës që sot universiteti ynë ka nevojë për ne. Ka nevojë për ne, për t’u bashkuar me ta. Sepse nuk duhet të na ndodhi e njëjta gjë, ajo që na ndodhi me Muzeun e Kafshëve tek rruga Kavajës, i cili u shkatërrua një laborator i tërë me një një arsenal të jashtëzakonshëm shkencor për t’u dhënë dhe për t’u ndërtuar nga oligarkët pallat.

Nuk do dëshironim që e vetmja gjë dhe e vetmja pasuri që i ka ngelur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë. Mendoj që këtu është e domosdoshme angazhimi i gjithë ne për ta suportuar dhe për ta mbrojtur. Në fakt ne këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, kemi studiuar shume insekte dhe specie të tjera, por në fakt një specie nuk e kemi studiuar të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes, e cila po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm pronat e shqiptarëve, nuk po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm ditën e shqiptarëve por pushton edhe të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes e cila kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe në lavatriçe të pastrimit të parave është mbi të gjitha e domosdoshme një ndërhyrje dhe një ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar i të gjithë ne kudo që jemi. Pa dallim bindjesh politike. Sot më shumë se kurrë ne duhet të japim suportin tonë, mbështetjen tonë në radhë të parë për dijen, në radhë të parë për arsimin se vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen e vendit tonë.

kopshti botanik Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.