E konsideruar si “mollë sherri” për ngjarjen që tronditi qytetin e Kavajës, Marsida Qatja ka folur për të treguar versionin e saj të ngjarjes së rëndë.
Në intervistën për “News24”, 30-vjeçarja tregoi disa nga detajet për ngjarjen ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi.
Ajo tha se 41-vjeçari Haxholli hyri nga dritarja dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi, por u vra nga polici Toçi, që ishte duke darkuar me Qatjan dhe dy burra të tjerë.
“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri.
Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, meqë ishim shokë. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu.
Bledi tha se do më ndihmonte, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda.
Ai filloi të qëllonte. Do na vriste dhe mua me djalin e vogël dhe Bledin, nuk kishte fëmijë e njerëz të tjerë brenda”, tha Qatja.