Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nuk morën masa për prishjen e ndërtimeve pa leje, në hetim 3 inspektorë të IMT Durrës

08:42 / October 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1567258992 policiadurres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për tre insepktorë të IMT për shpërdorim detyre. Ata megjithëse kanë kryer dhe kanë mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të prishjes së objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonën e Manzës, nuk kanë marrë masa për prishjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj tre Inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Durrës, konkretisht: S. M., 43 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe D. M., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga verifikimet e kryera nga ana e specialistëve të krimit ekonomik ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, megjithëse kanë kryer dhe kanë mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të prishjes së objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonën e Manzës, Durrës, nuk kanë marrë masa për prishjen e tyre.

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Z., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje në vlerën 70 000 €, me para të ardhura nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE”, Ursula von der Leyen: Ky është një moment i rëndësishëm

12:08 / November 16, 2026

Nesër, vendimi i dytë nga Haga për Thaçin/ Ish-Presidenti i Kosovës akuzohet për pengim të drejtësisë

11:24 / November 16, 2026

 Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord

11:07 / November 16, 2026

Berisha pas paraqitjes në SPAK për çështjen “Partizani”: Sulmon SPAK, është kthyer në avokaturë speciale të Ramës

11:04 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.