Bledi Toçi, shefi i sigurisë burgu në Durrës, i cili është arrestuar për vrasjen e Dritan Haxhollit një ditë më parë në Kavajë ka dhënë dëshminë para kolegëve. Ai është shprehur se qëllimi i tij dhe dy miqve të 30-vjeçares ishte ti bënin presion viktimës, pasi ai aludonte të kishte një lidhje me të.
Sipas dëshmisë të zbardhur nga News 24, Toçi ka thënë se Haxholli ka hyrë me forcë në banesë dhe sapo ka hapur derën i është drejtuar me fjalët “Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua”, dhe hapi zjarr me automatik.
“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja.
Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.
I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha:’Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar ai.
