Pesë persona u plagosën me thikë në një qendër tregtare në Mançester të Britanisë. Policia e anti-terrorit ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorin e këtij sulmi.
Video të publikuara në rrjete sociale shfaqin agjentët ndërsa neutralizojnë agresorin në vendin e ngjarjes.
Identiteti i tij nuk behet i ditur, por besohet te jete rreth 40 vjeç. Nuk dihen ende motivet e sulmit, ndërsa autoritetet britanike kanë hapur një hetim për këtë.