Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë në hetim pasi u janë gjetur narkotike armë simuluese pa leje.
Operacioni policor është kryer në Lezhë në një lokal, ku një 18-vjeçari në Milot iu gjetën 18 doza kokainë, ndërkohë një tjetër personi iu gjetën doza kanabisi. Personi i tretë është në hetim pasi në një tjetër lokal në Lezhë iu sekuestrua arma simuluese.
Dy persona janë arrestuar pasi drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi.
NJOFTIMI I PLOTE
Lezhë – Kurbin – Mirditë
Kontrolle në tërë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë
Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje, nd
3 të arrestuar dhe 2 të proçeduar penalisht
Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë,kanë ushtruar ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proçeduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
- S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.
- Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
- Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.
Gjithashtu, u proçeduan penalisht edhe shtetasit :
- Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
- E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.
