Policia e Vlorës bën të ditur se ka arrestuar një 47-vjeçar pasi ka goditur arkitektin e bashkisë së Vlorës.
Sipas policisë E.C., bashkë me një tjetër person të shpallur në kërkim për shkak të detyrës kanë goditur K.M.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë”.
Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.
