basha seliqKreu i PD-së, Lulzim Basha vijon sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa i ka numëruar premtimet e pa mbajtura.
Në facebook, ndërsa ka postuar një video-mesazh, Basha e etiketon Ramën si “Gënjeshtari Kronik”, ndërsa shkruan se premtoi mirëqeverisje e ulje taksash, por solli varfëri, korrupsion e rritje taksash.
“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan kreu i PD-së.
Të dhënat në videomesazh:
EDI RAMA ËSHTË MASHTRUES.
AI NUK MBAJTI PREMTIMET,
ME TË CILAT ERDHI NË PUSHTET.
Rama 2013: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve
FAKT
TAKSAT U RRITËN PËR 95 % TË SHQIPTARËVE.
PAGUAJMË MË SHUMË
1.9 MILIARDË EURO TAKSA.
Premtimi RAMA: Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”
FAKT
EDI RAMA MASHTROI.
ASNJË NGA TAKSAT E PREMTUARA
AS NUK U UL, AS NUK U HOQ.
BORXHI ZYRTAR U RRIT NGA 63% NË 71%. 2.2 MILIARDË EURO PPP JANË BORXH I FSHEHUR.
NË 6 VJET, EDI RAMA
VODHI DHE SHPËRDOROI
4.6 MILIARDË EURO OSE
SA BUXHETI NË 1 VIT.