I ftuar ditën e sotme në “E diell”, Don Phenom u pyet se cila prej këngëtareve e ka acaruar gjatë xhirimeve dhe reperi përmendi Encën.
Ai u shpreh se Enca kërkon perfeksion prandaj bën shumë skena.
“Enca është shumë perfeksioniste. Kur bëmë xhirimet e këngës, ajo ka bërë shumë skena sepse kërkon shumë nga vetja. Nuk mund të them se ma ka nxirë jetën, se është pak e vështirë me mua, por që Enca i zgjat pak xhirimet”, u shpreh Don Phenom.
Ndërsa për Ronelën, Don Phenom u shpreh se është shumë e lehtë të punosh me të pasi ajo pranon dhe kritika.
“Me Ronelën ia kemi kaluar shumë mirë, është shumë artiste. Është shumë e lehtë që të punosh me të sepse edhe kur e kritikon nuk ta merr për ofendim dhe kjo na ka ndihmuar që të realizojmë dy këngët që ju keni dëgjuar”, tha reperi.