Eurodeputetja me origjinë nga Shqipëria, Arba Kokalari, ka dhënë mbështjen e saj të plotë në hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“Këtë javë, ministrat e EU po takohen për të vendosur nëse BE duhet të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera, Franca ka qenë frenuese. Suedia duhet të bëjë presion që ministrat e EU të thonë po për hapjen e negociatave. Atëherë duhet të vazhdojmë t’i shtyjmë qeveritë të zbatojnë reformat demokratike”, është shprehur Arba Kokalari në një postim në Facebook.