Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria e Rejas argëton dhe fiton me goleadë ndaj Moldavisë (VIDEO)

22:47 / October 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fitorja e parë e Edy Rejas në transfertë me kombëtaren shqiptare vjen në mënyrën më spektakolare të mundshme. Pas disfatave në transfertat ndaj Islandës, Francës dhe Turqisë, kuqezinjtë triumfuan në Moldavi me rezultatin e thellë 0-4 në një ndeshje të cilën e dominuan totalisht dhe mund ta kishin fituar edhe me 5 apo 6 gola diferencë. Që Shqipëria e kishte hedhur pas krahëve humbjen ndaj Turqisë kjo u kuptua që në fillim, me skuadrën e Rejas që ishte e orientuar drejt sulmit dhe që nuk u vë asnjëherë në vështirësi nga Moldavia. Në minutën e 22-të Sokol Cikalleshi konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke realizuar golin e tij të 4-t në këto eliminatore me kuqezinjtë, me bomberin kavajas që është kthyer në një pikë referimi në sulm që nga momenti që drejtimin e kombëtares e ka marrë 74-vjeçari italian.

Një gol tipik prej sulmuesi ai i Cikalleshit që edhe në ndeshjen e parë ndaj Moldavisë ishte ai që zhbllokoi shifrat. Sfida e Kishinievit ishte fatsjëllse edhe për Keidi Baren që në minutën e 34-t përfitoi nga një gafë e rëndë e portierit vendas për të gjetur golin e tij të parë me kuqezinjtë. Por nuk mbaroi këtu pasi në pjesën e parë kishte vend edhe për golin e parë të Lorenc Trashit me kombëtaren. Një debutim ëndrrash ky për mesfushorin e Partizanit që në minutën e 40-të shënoi një gol të bukur nga një pozicion i prirët nga jashtë zone në krahun e majtë të sulmit.

Edhe fraksioni i dytë i lojës foli totalisht kombëtaren tonë që mund të kishte gjetur golin e 4-t me Keidi Baren por traversa i tha jo mesfushorit fierak. Në minutën e 89-të kishte vend edhe për debutimin e dy talenteve kuqezi Marash Kumbullës dhe Lindon Selahit të cilët me këto pak minuta që luajtën ndaj Moldavisë do të veshin përgjithmonë fanellën kuqezi çfarëdo që të ndodhë me karrierën e tyre. Hyrja e dy të rinjëve i solli fat Rey Manajt që përfitoi nga një asist perfekt pas një shpërthimi të Roshit në të djathë të sulmit duke realizuar me finte një gol spektakolar për shifrat finale 0-4. Me këtë gol Manaj shleu të gjitha gabimet për rastet e humbura në ndeshjen ndaj Turqisë.

Në shtesë Roshi kishte mundësinë ideale t’i çonte në 0-5 shifrat por gaboi përballë portierit moldav Coselev. Me këtë fitore Shqipëria u ngjit në kuotën e 12 pikëve dhe një sukses ndaj Andorrës modeste në ndeshjen e ardhshme do të vendoste një rekord përsa i përket pikëve të grumbulluar ndonjëherë në një fushatë eliminatore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026

Harta e re territoriale, PS nis konsultimet me bashkitë: 60 ditë afat për të dhënë qëndrimin

14:21 / August 5, 2026

Zjarr në Selenicë, flakët përfshijnë pyllin me pisha dhe një varrezë automjetesh

12:26 / August 5, 2026

Avokati Plarent Ndreca kundërshton rregulloren e re të GJKKO-së, kërkon ndërhyrjen e Dhomës së Avokatisë

12:00 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.