Mbi 55 kilogramë majruanë janë sekuestruar sot në kufirin greko-shqiptar, ku janë arrestuar dhe dy shqiptar.
Sipas informacioneve mësohet se operacioni antidrogë është zhvilluar në Kostur dhe shqiptarët e arrestuar janë 34 dhe 35-vjeç.
Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ajë kapur në një zonë pyjore, ku ishin duke trafikuar 4 çanta që përmbanin 44 pako me 55 kg 400 gramë marijuanë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 3 karta SIM. Policia greke prej fillimit te vitit ka sekuestruar më shumë se 9.2 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
