Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka e Shqipërisë: 19 % e familjeve ushqehen me lista, nuk paguajnë dot ushqimin në pikat e pakicës

09:32 / October 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
varferi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një anketë e Bankës së Shqipërisë tek 2010 familje të shtrira në të gjithë vendin ka evidentuar se 24 për qind e familjeve kanë një ose më shumë se hua për shlyer. Ndërsa 19 për qind e familjeve borxhlie kanë deklaruar se borxhin e kanë ndaj njësive të shitjes më pakicë, teksa kanë konsumuar mallra dhe nuk kanë mundur të bëjnë shlyerjen e tyre në kohë. Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës disponojnë fletoren e listës ku shënojnë familjet që marrin produkte kundrejt pagesave të mëvonshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në familjet huamarrëse, peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit.

Në totalin e familjeve borxhlie në rreth 37% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e ‘kredisë nga institucione financiare’, ku 32% e rasteve janë në trajtë ‘kredie’ dhe 5% janë në trajtë ‘kartash krediti dhe overdraft’. Kjo peshë ka shënuar rritje me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe ka mbetur pothuaj e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

Në rreth 43% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’, duke shënuar një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit

Duke e analizuar tepricën e deklaruar sipas burimit, rezulton se rreth 70% e saj vjen nga burime formale (banka dhe institucione financiare jobankare) dhe rreth 30% nga burime joformale ( si persona fizikë, hua në formë malli etj.)

Kjo strukturë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por në terma vjetorë është zhvendosur në favor të huasë joformale, duke reflektuar rënien e tepricës së huasë nga ‘bankat’ dhe ‘institucionet financiare jobankare’.

Duke e analizuar tepricën e huamarrjes sipas qëllimit të përdorimit të saj rezulton se rreth 37% e saj është përdorur për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe 13% është përdorur me qëllim ‘konsumi’. Monitor

Banka e Shqipërisë borxhe Familje lista
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.