Në Luksemburg mblidhen sot ministrat e Jashtëm të BE-së për të diskutuar lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Një pjesë e mirë e këtyre vendeve kanë kërkuar që ky proces të ndodhë për të treguar se BE mban fjalën e saj dhe se këto vende kanë bërë progres me reformat. Por ka dhe nga ata që janë më skeptikë, si Holanda.
Ministri i Jashtëm i saj Stef Blok është shprehur për mediat se Maqedonia e Veriut është më e përgatitur se Shqipëria për këtë proces. Qendrimi i Holandës për secilin vend është që të të vlerësohen sipas përmbushjes së kritereve.
“Të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha…Sa i përket Shqipërisë, megjithatë ne mendojmë se ka dhe shumë punë për të bërë dhe se nuk është ende gati për fillimin e negociatave”, është shprehur Blok.
Ndërsa Michael Roth, ministri gjerman për Evropën është shprehur se pozicioni i Gjermanisë është i qartë si kristali. “Ne mbështesim si Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sipas votimti të Bundestagut gjerman”, tha ai në Luksemburg.
