Alina Yakupova, është emri i bukuroshes 6-vjeçare e cila është shpallur si vajza më e bukur në botë për vitin 2019.
Vogëlushja ruse ka nisur karrierën e saj si modele që në moshën 4-vjeçare, dhe tashmë numëron disa dalje në revistat më të famshme në rusi, si dhe ka marrë pjesë në disa firma veshjeje të famshme italiane siç janë ‘Monnalisa Kids’ dhe ‘Gloria Jeans’, si dhe në firmën e njohur ruse të fëmijëve ‘Yudakshin kids’.
6-vjeçarja numëron mbi 22.000 ndjekësa në profilin e saj në Instagram, dhe ajo është cilësuar si vajza më e bukur në botë.
Fansat e saj janë nga e tërë bota, por më së shumti nga Gjermania, Franca, Costa Rica dhe Kalifornia.
Alina, ka si menaxher të saj në tregun e modelimit, Roman Kuhkar, i cili është edhe presidenti i kompanisë menaxhuese të fëmijëve në Rusi.
Roman shprehet se e ardhmja e Alinës, nuk ka si të jetë ndryshe përveçse e ndritur, pasi premisat e saj janë të mëdha, po ashtu edhe kërkesat e firmave të ndryshme për ta patur atë në kompanitë e tyre.