Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Dritan Haxholli qarkullonte me kallash në Kavajë, policia kishte frikë ta arrestonte”, flet avokati: Marsidës i thash që të mos flasë

23:42 / October 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marsida Qatja dhe te dashurit 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas thotë se vrasja ka ndodhur në Kavajë nuk ka lidhje me trafikun e lëndës narkotike.

Në emisionin Opinion, ai tha se 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë problematik dhe rasti i ngacmimit sipas tij ndaj Marsidës, nuk ishte i vetmi.

“Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

“Marsidës i kam thënë që stop deklarimeve. Një çështje nën hetim nuk ke çfarë flet dhe në atë traumë psikike që ishte ajo nuk duhet të fliste. Ajo e ka treguar ngjarjen siç, ka qenë”, tha më tej avokati.

Po ashtu ai ka treguar edhe detaje, pse burri i Marsida Qatjas është dënuar nw Gjermani. Sipas tij, Indrit Hysenit në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike.

“Është dënuar mes Dyseldorfit dhe Duisburgut. Ai jetonte në Holandë. Nga Holanda i merr rastësisht një personi makinë dhe niset drejt Dyseldorfit. Atë ditë ka ndodhur operacion rutinë në gjithë Gjermaninë. U ndaluan 1800 persona dhe është ndaluar dhe ky person, në momentin që është ndaluar nuk ka pasur asnjë lloj. Kur i del që kishte të kaluar dhe ishte i dënuar në Shqipëri, i hyn me themel dhe makinës. Ka pasur një rast tjetër në Shqipëri, rast krimi por nuk ka lidhje me drogën. 16 orë bëhet këqyrja fizike e mjetit. Policia gjeti substancë, mbi 6 kg substancë. Prokuroria e ka skanuar. Personi nuk është i lidhur me këtë ngjarje fare. Ky nuk ka lidhje me këtë. Është dënuar për një vepër penale që ka penguar zbulimin e të vërtetës. Por ai nuk kishte lidhje dhe me këtë. Kishte pak muaj që kishte shkuar në Holandë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas. Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me Marsida Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov.

Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit.

Në vendngjarje grupi hetimor mblodhi 1 gëzhojë kallashnikovi dhe 17 gëzhoja të pistoletës së Toçit. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se reagoi për vetëmbrojtje.

avokati i marsides Dritan Haxholli kallash ne kavaje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.