Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tusk: Më e mira për Britaninë është që të qëndrojë në BE

10:20 / January 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tusk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i udhëheqësve të BE-së, Donald Tusk tha se zgjidhja e vetme pozitive, pasi parlamenti britanik kundërshtoi marrëveshjen e Kryeministres Theresa May për tërheqjen nga Bashkimi Evropian, është që Britania të qëndrojë në BE.

Ligjvënësit e hodhën poshtë marrëveshjen e May-t me unionin për Brexit-in, me një diferencë dërrmuese, 432 kundër me 202 pro, duke shkaktuar trazira politike, që mund të çojnë në një dalje pa marrëveshje nga BE-ja, apo edhe në një ndryshim të vendimit të referendumit 2016-ës për t’u larguar.

“Nëse një marrëveshje është e pamundur dhe askush nuk dëshiron marrëveshje, atëherë kush do të ketë guximin të thotë se cila është zgjidhja e vetme pozitive?”, shkroi Tusk në Tëeeter, pas votimit.

Një zëdhënës i Tusk tha se udhëheqësit e 27 vendeve që do të mbeten në BE pas largimit të Britanisë më 29 mars, thanë se kanë shprehur keqardhje për vendimin e parlamentit britanik për të hedhur poshtë marrëveshjen, e cila “mbetet mënyra më e mirë dhe e vetme për të siguruar një tërheqje të rregullt të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian”.

Udhëheqësit i kërkuan Londrës “të qartësojë synimet e saj në lidhje me hapat e saj të ardhshëm sa më shpejt që të jetë e mundur” dhe tha se ata do të mbeten të bashkuar dhe do të kërkojnë të zvogëlojnë dëmet e shkaktuara nga Brexit. Ata gjithashtu do të vazhdonin procesin e ratifikimit të marrëveshjes së BE, pavarësisht refuzimit të parlamentit britanik.

“Ne do të vazhdojmë përgatitjet tona për të gjitha rezultatet, duke përfshirë një skenar daljeje pa marrëveshje. Rreziku i një daljeje të tillë është rritur me këtë votim dhe, ndërsa ne nuk duam që kjo të ndodhë, ne do të jemi të përgatitur për të”, tha zëdhënësi në deklaratën që u koordinua me 27 kryeqytete.

britania tusk zgjidhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.