Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krimet e Rënda shtyjnë me tre muaj hetimet për Saimir Tahirin

10:54 / January 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1541060348 saimirtahiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur shtyrjen me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministri do të skadonte ditën e nesërme më 17 janar.

Shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e dosjes. 

Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias e cila pushoi hetimet ndaj tij pasi nuk gjeti asnjë element të veprës penale. 

Këtë vendim Tahiri e bëri edhe publik duke thënë se ai ka heshtur edhe kur akuzohej padrejtësisht.

Kjo dosje solli përplasje dhe një hetim edhe në momentin e ekstradimit të Nazer Seitaj në Itali në një kohë kur ndaj tij kishte një masë sigurie “arrest me burg” nga Krimet e Rënda në Tiranë. Grupi Habilaj u vu në hetim nga prokuroria e Catanias ku aktualisht i gjithë grupi është dërguar në gjykim me akuzën e trafikut të tonelatave canabis dhe disa armë kallashnikov në Itali. 

Gjatë një viti hetime ndërmjet Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Catanias u shkëmbyen letërporosi dhe materiale hetimore të cilat ishin dhe prova e nisjes së hetimeve në Shqipëri ndaj Tahirit pas publikimit të dosjes italiane në media.

habilaj hetimet Saimir Tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.