Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pak orë pasi la qelinë Balliu sërish në protestë: Do shkoj një mijë herë në burg! Rama dhe Lleshaj kërkojnë vëllavrasje

23:42 / October 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bALLIU
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shfaqur sërish në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët tashmë kanë zhvendosur protestën e tyre në trotuar.  Balliu tha se Rama po largon Shqipërinë duke i ofruar Beogradin.

Ai deklaroi se nuk është bërë pishman që ka ardhur në këtë protestë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj  se kërkojnë vëllavrasje në Shqipëri.

Sot Edi Rama po largon Shqipërinë nga Europa duke i ofruar Beogradin. Asnjë shqiptar nuk do të shkojë në Serbi. Ky popull mbron vlerat dhe kërkon të ndërtojë një shtet. Zoti mbi të gjitha, familja dhe interesi i kombit. Për këto luftohet dhe bëhet gjithccka. Me këto tre parime PD do të qeverisë vendin. Edi Rama nuk është njeri i vlerave por i marrëveshjeve të zeza. Ai nuk e ka hallin as te kombi as te qytetarët por t’i shpëtojë burgut për krimet që ka bërë. Jam krenar sot që përfaqësoj PD,që jam me atë parti dhe që ndodhem në këtë protestë. Nga kjo protestë do të vazhdojnë edhe protestat kombëtare. Nga këtu do të nisin. Nuk bëhem pishman kurrë që kam ardhur në këtë protestë dhe që shkova tek ajo rrugë për të protestuar. Ata sot po kryejnë krim duke urdhëruar këta efektivë policie të cilët kanë humbur shumë se ata janë njësoj qytetarë. Sandër Lleshaj dhe Edi Rama kërkojnë vëllavrasje në Shqipëri. Ne nuk jemi njerëz të dhunës por të drejtësisë. Një mijë herë më mirë shkoj në burg për kauzat e opozitës dhe nëse jam duke mbrojtur qytetarët por kurrë nuk do ta pranoj të marrë pjesë në karriget e burgut”, u shpreh Lleshaj.

Gjykata e Tiranës liroi ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestuesit e ‘Astirit’, duke caktuar masën e sigurinë ‘detyrim paraqitje’. Gjyqtari Kreshnik Omari nuk pranoi kërkesën e dy prokurorëve, Robert Kote dhe Denisa Hasko për të lënë në burg Balliun dhe 9 protestuesit e tjerë, të cilët ditë më parë kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë në protestën e banorëve të ‘Astirit’.

balliu BURGU Lleshaj Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.