Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeminsitri grek Alexis Tsipras kërkon votëbesimin në parlament

11:15 / January 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti grek është shndërruar në një arenë debatesh politike, në seancën dyditore për votëbesimin e qeverisë që ka kërkuar kryeministri Alexis Tsipras, pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, nga koalicioni qeveritar, dhe largimit të partisë së tij “Grekët e pavarur”, që kundërshton marrëveshjen e Prespës.

Tsipras, që bëri një apel të apasionuar në Parlament për mbështetje, tha se është akti më i drejtë dhe detyrë e deputetëve të mbështesin këtë marrëveshje, pavarësisht nga kostoja politike dhe të japin votëbesimin.

“Unë kërkoj sot, me ndershmëri dhe qartësi para Kuvendit, riafirmimin dhe rinovimin e besimit në Parlament për këtë qeveri, që e nxori vendin nga programet e shpëtimit, e nxori atë nga kriza dhe mund të hapë rrugë dhe perspektiva për popullin grek”, tha Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë.

“Kjo seancë është një shfaqje e mjerë nga Alexis Tsipras dhe Panos Kammenos, që i shërben tri qëllimeve: Së pari t’i japë Syrizës disa muaj të tjerë në pushtet; së dyti të miratojë marrëveshjen e dëmshme të Prespës; dhe së treti të sigurojë praninë e ‘Grekëve të pavarur’ në Parlament, në mënyrë që udhëheqësi i tyre të mund të vazhdojë të ketë përfitime politike”, tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i “Demokracisë së Re”.

Nëse kryeministri grek nuk arrin të fitojë mbrëmjen e sotme, shumicën prej 151 votash, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Tsipras, me 145 deputetë në Parlament, ka ende mbështetjen e 4 ligjvënësve nga partia e Kammenosit, një deputeti të pavarur dhe një deputeti të qendrës së majtë.

Por, edhe nëse sot merr votëbesimin, ai duket se do të ketë vështirësi kur të sjellë marrëveshjen e Prespës në Parlament për votim, pasi orët e fundit partia Potami (Lumi), në shenjë hakmarrjeje për një deputet të sajin që mbështet qeverinë, mendon të mos e votojë marrëveshjen duke ndryshuar kështu qëndrimin e muajve të fundit.

Ndërkohë, përveç disa qyteteve të vogla në Greqinë e veriut, edhe në qendër të Selanikut janë parë natën e kaluar shumë afishe me fytyrat e politikanëve të partive “Syriza”, “Grekët e pavarur” dhe “Potami”, në të cilat ata pyeten: Ti do ta tradhtosh Maqedoninë?

parlament tsipras
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.