Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I frikësohej eliminimit, kush është i riu që u kap sot me super “Benz” dhe bllokues valësh

16:38 / October 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bledi Haka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës arrestoi sot tek “Liqeni i Thatë” Bledi Hakën, një person të konsideruar me rrezikshmëri të lartë. Pas arrestimit policia i kapi ndër të tjera edhe bllokues valësh të celularëve, një pajisje e avancuar kjo për grupet kriminale.

Krahas saj, policia ka sekuestruar edhe lëndë narkotike, armë dhe një sasi të madhe parash.

Por kush është i arrestuari Bledi Haka?

Në fakt ai nuk është një emër i panjohur pasi në vitin 2012, për shkak të një konflikti në një lokal ka përfunduar i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërkohë që një person qëlloi me armë zjarri drejt Bledi Hakës dhe dy personave te tjerë që po rrinin jashtë një lokali në lagje.

Tre personat që ndodheshin në tavolinë, dyshohet se kanë pasur një konflikt me pronarin e lokalit, shtetasin me iniciale Sh.Sh, 47 vjeç.

Ky i fundit besohet se u ka treguar të afërmve për konfliktin që kishte me tre personat që ishin ulur në lokalin e tij dhe, për pasojë, nipi i pronarit, shtetasi Endrit Daci, ka shkuar në vendin e ngjarjes me një kallashnikov.

Ai ka shtënë me armë, duke plagosur sipas gjykatës, shtetasin Bledi Haka dhe Dritan Qello. I lënduar lehtë ka mbetur edhe vetë pronari i lokalit, i cili ka marrë ndihmë mjekësore ne spital.

Policia e Tiranes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

12:53 / September 5, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.