Yllka Kuqi po shijon shtatzëninë por kjo nuk e ka bërë kurrësesi të marr pushim nga muzika. Ka qenë vetë ajo që e bën të ditur përmes një postimi në Instagram se të dielën publikohet kënga e re, një bashkëpunim me Yll Limanin.
“Po vjen një kangë shumë e ndjerë, me shumëëë emocion, nga Ne… me text nga ky Artist bukurosh, supertalent, qe i ka dhanë shumë shpirt kangës me fjalë t’ thjeshta e shumë të thella, përplot emocion 🌟Yll Limani @ylllimani dhe nga një mjeshtër i madh, bashkëpunëtorë i ngushtë i imi ndër vite, me të cilin kemi ndarë shumë suksese bashkë 🙏 @florentboshnjaku Mezi po pres ta ndajë me ju këtë projekt kaq të përzemërt, të dielen 🙌 Ju dua “, shkruan Yllka.
