Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nisin lëvizjet kundër kryeministrit pas dështimit për hapjen e negociatave, vendi drejt zgjedhjeve të reja

21:43 / October 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut i kërkojnë kryeministrit Zoran Zaev që të jap dorëheqjen për dështimin për hapjen e negociatave. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është shprehur se për mos-hapjen e negociatave nuk është Franca por krimi dhe korrupsioni në Maqedoninë e Veriut.  “Vendimi i këtillë për mos marrjen e datës është dështim, por jo dështim i popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Është dështim i politikave të Zoran Zaevit dhe këtij pushtetit. Është politika, pa koncept, pa vizion me shumë krim, korrupsion, haram, mos punimi dhe mashtrim. Dhe patjetër të jemi vetëkritik dhe të pranohet se nuk ka datë për fillim të negociatave sepse nuk ka reforma, sepse populli jeton me vështirësi dhe nuk ka shtet tjetër ku krimi sundon me sistemin”, ka deklaruar Hristijan Mickovski.

Ndërkohë, dhe kreu i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, është shprehur se përveç LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, përgjegjësi për mos marrjen e datës kanë edhe partnerët e koalicionit Qeveritar. “Ata zgjodhën krimin dhe korrupsionin në vend se të zgjedhin progresin, të drejtën dhe BE-në. Ata zgjodhën Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kriminelët e mëdhenj e të vegjël të tyre në vend që të zgjedhin progresin dhe ardhmërinë e rinisë. Arsyetimi i kryeministrit dikur që nuk duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sepse presim datë për bisedime u tregua sot që ka qenë i gabuar sepse sa më gjatë që ta kesh BDI-në brenda në Qeveri, veç se mund të bëhesh si ata dhe nuk mund që të reformosh sistemin e drejtësisë”, është shprehur Ziadin Sela.

Edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami, shprehet se ata do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në takimin me presidentin Stevo Pendarovski.

“Nëse ata nuk kanë guxim që të japin dorëheqje dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, sigurisht që Lëvizja BESA do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucional dhe të gjitha mekanizmat e një demokracie evropiane, siç pretendojmë të jemi, duke shfrytëzuar edhe mekanizmin e protestës që të bëjmë presion për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Bilal Kasami.

Më herët gjatë ditës së sotme, u raportua se kryeministri Zoran Zaev kishte dhënë dorëheqjen pas vendimit të vendeve të BE për mos-hapjen e negociatave. Por përmes një komunikate për mediat, qeveria maqedonase ka konfirmuar vetëm se Zaev ka zhvilluar takime me aktorët e jashtëm dhe të brendshëm për hapat e mëpasshem, si dhe me partnerin e koalicionin, kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

kryeministri zaev maqedonia e veriut negociatat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.