Ka nisur mbrëmjen e të premtes në Top Channel sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen” me Renato Mekollin. Këtë herë ka disa risi në emision, ashtu siç premtoi dhe Renato para se të niste puntata.
E në fakt kështu ndodhi. Shefi i kuzhinës gjeti një qime në pjatë dhe si dënim nga grupi i djmeve i qethi zero. Ndërkohë që djemtë thoshin se qimja i përkiste ndonjë nga grupi i vajzave.
Megjithatë Renato tha se ky është vetëm fillimi, pasi nëse do të ketë gabime të tilla në vazhdimësi, dënimet do të jenë më të mëdha.

