Nga Dritan Hila
Në vitin 2011 Gadafi me një grusht beduinësh dhe mercenarësh serbë e kishin vënë shah mat grandeurin francez, i cili s’kishte aparate fluturimi natën të avionëve të saj.
Pordha e madhe e Francës, iniciatore e luftës me Libinë kishte ngelur mes dunave libike dhe Sarkozi nëse nuk vriste Gadafin, rrezikonte t’i dilnin zarfet që kishte marrë nën dorë në fushatë elektorale.
Shefi i NATO-s ato mote, Rasmusen, merr udhën për Uashington dhe i lutet Obamës të fuste në luftë F-16 e tij, përndryshe perëndimorët rrezikonin të turpëroheshin në dyert e Benghazit.
Obama u prek dhe hodhi në fushëbetejë aviacionin dhe SEAL. Ishte një kosto për Obamën, pasi që pas refuzimit francez për të qenë aleatë në luftën e Irakut, amerikanët i quanin francezët kudo e kurdo, në jetën e përditshme apo filma, “French fries” (asocacion fonetik me paratë të skuqura).
Ende sot amerikanët nuk i falin francezët, njerëzit që i kanë detyruar të bëjnë dy Luftëra Botërore për hatër të squlltësisë së tyre dhe t’i fusin në Këshillin e Sigurimit, megjithëse gjithë-gjithë në L2B kishin si kontribut vetëm divizionin e Leclerk dhe pordhët e De Gol.
Ndërsa shqiptarët pa sabotimin e Francës si pjesë e KFOR, do kishin Mitrovicën.
Ishin ata që penguan integrimin e qytetit dhe fuqizimin e strukturave paralele serbe.
Ndërsa ne, tëposhtë Drinit, duhet të qajmë hall sepse përveë idiotëve tanë të padobishëm që i gezohen refuzimit (nëna e debilëve është vazhdimisht me barrë në këto troje), një gerontofil na ka komplikuar tmerrësisht rrugën për në BE.