Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj foli sot për vendimin e BE-së për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Në kohën që ministri ishte duke folur në Tiranë, në Shkup kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur se do të propozojë zgjedhje të parakohshme për vendin e tij.
I pyetur nga gazetarët nëse Rama do të ndjekë shembullin e Zaev, Cakaj dha tha se situata nuk është e njëjtë pasi Zaev dhe politikanët atje kanë premtuar hapjen e negociatave në mënyrë të pashmangshme, ndërkohë që Rama nuke ka bërë një gjë të tillë.
“Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se do hapen negociatat në mënyrë të pashmangshme. Prandaj përgjegjësia e autoriteteve të elektoratit të tyre është krejt tjetër. Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim. Sfida jonë ka qenë përkthimi i vendimit të Komisionit në vendim politik, por ne nuk kemi premtuar suksesin”, tha ministri në detyrë.
